Fushat tona të veprimit
Programet Humanitare
Ofrimi i ndihmës materiale dhe jomateriale për familjet dhe individët në nevojë. Mbështetje për kategori sociale të rrezikuara. Organizimi i fushatave humanitare dhe solidarizuese
Përfshirja Sociale
Promovimi i integrimit social të grupeve të cenueshme. Krijimi i mundësive për pjesëmarrje aktive në komunitet. Mbështetje për personat me aftësi të kufizuara përmes aktiviteteve dhe programeve të përshtatshme.
Kujdesi Shëndetësor
Projekte për promovimin e shëndetit dhe mirëqenies. Fushata ndërgjegjësuese për kujdesin shëndetësor. Mbështetje për iniciativa që kontribuojnë në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit publik.
Edukimi dhe Zhvillimi
Organizimi dhe mbështetja e programeve edukative. Bashkëpunim me institucione vendore dhe ndërkombëtare. Projekte për zhvillimin e aftësive dhe edukimin e të rinjve.
Mbrojtja e Mjedisit
Aktivitete ekologjike dhe sensibilizuese. Aksione për pastrimin e mjedisit dhe mbrojtjen e natyrës. Projekte për promovimin e sipërfaqeve të gjelbra dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike.
